Mbante punonjësit pa siguracione në “exchange” pa licencë, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbante punonjësit pa siguracione në “exchange” pa licencë, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil

Një 30-vjeçar në Ksamil është proceduar penalisht nga policia, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor të cilin e kishte pa liçencë.

Sipas policisë, i riu në biznesin që administrohej nga i vëllai, nuk lëshonte kupona dhe mbante punonjës të pasiguruar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë.

“Gjatë veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2024 në Ksamil, ku një 26-vjeçar u vu në pranga nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore (parkim i gabuar), konkretisht në rrugën “Butrinti”, përballë një subjekti privat në administrimin e vëllait të 26-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë marrë informacion se në këtë subjekt ushtrohej aktiviteti i këmbimit valutor pa licencë.

Advertisement

Menjëherë në këtë subjekt është kryer kontroll dhe është konstatuar se shtetasi D. M., administrator i këtij subjekti, ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Ksamil.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy