Vodhën në një banesë 23 mijë euro/ Arrestohet 48-vjeçari në Fier, procedohet penalisht ndihmësja e tij (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhën në një banesë 23 mijë euro/ Arrestohet 48-vjeçari në Fier, procedohet penalisht ndihmësja e tij (EMRAT)

Në Fier, gjatë fazës së dytë të operacionit “Sinjali” u arrestua shtetasi Fatmir Latifi dhe u procedua penalisht shtetasja Marsela Latifi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën 23 mijë euro në banesën e shtetasit V.M. Ky i fundit sipas bluve, u arrestua dje për posedimin e 4 armëve.

 

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 8100 euro nga shuma totale që ata kishin vjedhur.

 

Advertisement

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e disa veprimtarive kriminale të ndërthuruara në të njëjtin rast.

 

I vodhi në banesë, 23 000 euro, shtetasit V. M. (të arrestuar dje, për posedim të 4 armëve), kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

 

Advertisement

Procedohet penalisht vajza e 48-vjeçarit, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

 

Sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

 

Advertisement

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

 

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro.   

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit F. L., shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

 

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy