Mbërrijnë 10 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrijnë 10 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri

Mbërrijnë në Shqipëri vaksinat e para ruse Sputnik V.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj priti 10 mijë doza të vaksinës ruse në aeroportin “Nënë Tereza”.

 

Advertisement

Këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

 

“Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik. Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy