Mbërrijnë helikopterët “Black Hawk”, Peleshi: Investim shumë i rëndësishëm! Ambasada e SHBA: Mbështesim lëvizjen logjistike të NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrijnë helikopterët “Black Hawk”, Peleshi: Investim shumë i rëndësishëm! Ambasada e SHBA: Mbështesim lëvizjen logjistike të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për mbërritjen e 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’ në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Peleshi e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura ndërsa shprehu mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”- shkruan Peleshi.

Për këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Shqipëri, ku përmes një postimi në faqen zyrtare thotë se helikopterët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.

Po ashtu theksojnë se do të mbështesin lëvizjet logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Advertisement

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Haëk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik ShBA, e cilëson  kryemininistri Edi Rama mbërritjen e 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’, teksa shton se kjo do ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy