Mbërrijnë mbi 56 mijë vaksina Pfizer/ Apeli i Ramës: Vaksinohuni sa më parë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrijnë mbi 56 mijë vaksina Pfizer/ Apeli i Ramës: Vaksinohuni sa më parë!

Mbërrijnë më shumë se 56 mijë doza të vaksinës Pfizer mbrëmjen e kësaj të premteje në Rinas.

 

Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij të “Facebook”, ku përsërit thirrjen ndaj qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

 

Advertisement

“Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën.”

 

Deri më tani, në total janë kryer 1,248,205 vaksinime në të gjithë vendin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy