Mbërrin sot në Tiranë kryetarja e radhës e OSBE-së/ Zbardhet axhenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrin sot në Tiranë kryetarja e radhës e OSBE-së/ Zbardhet axhenda

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shqipëri kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Në vizitën e saj në Tiranë, Linde do flasë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Mirëpresim nesër për vizitë në Shqipëri kryetaren e radhës së OSBE, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Në takimet me homologët e saj shqiptarë, kryetarja Linde do të flasë me ta për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të vendit”, thuhet në njoftimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Gjithashtu bëhet me dije se Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Po ashtu, kryetarja e OSBE-së do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.

Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy