Mbërritja e vaksinave, Bushati: Jemi në Luften e 3-të Botërore. Po mbrojmë qytetarët tane. Kalemaj: Kjo është fasadë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërritja e vaksinave, Bushati: Jemi në Luften e 3-të Botërore. Po mbrojmë qytetarët tane. Kalemaj: Kjo është fasadë!

1170 dozat e para të vaksinës Covid19, pjesë e marrëveshjes se qeverisë shqiptare dhe kompanisë Pfizer më 1 janar kanë mbërritur të hënën në darkë, në Tiranë. Nga shkurti deri në vjeshtë në vend do të vijnë edhe 41 mijë doza të tjera. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama të hënën në një bisedë me gazetarët me rastin e mbërritjes së tyre në eeroportin “Nënë Tereza”. Gjithashtu, ai lajmëroi se qeveria po bisedon  me kompaninë britanike AstraZeneca dhe me 4 shtete evropiane për furnizimin me vaksina Covid19.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputeti i PS-së, Ervin Bushati deklaroi se tashmë kjo që po përjetojmë është një luftë e tretë botërore. Sipas tij, në këtë periudhë vendi ynë po i mbron qytetarët e tij.

Ervin Bushati: Të gjithë e pranojjnë që kjo është lufta e tretë botërore, të paktën është lufta që do njohë brezi jonë, larg qoftë s’ka për të njohu rlftë tjetër, ndaj, patjetër si në periudhë lufte, me buxhet lufte dhe me metoda lufte, më vjen shumë mirë dhe unë jam krenar që mund të themi që jemi një vend që po I mbrojmë qytetarët tanë, me çfarëdolloj formati.

Nga ana tjetër, politologu Ilir Kalemaj e konsideroi videon e transmetuar që përcilllte ardhjen e dozave të vaksinës si një fasadë. Përmes kësaj kritike ai kërkoi më tepër punë nga qeveria për një vend si Shqipëria.

Advertisement

Ilir Kalemaj: Nga 10 mijë e 700 doza të premtuara deri në fund të janarit, më në fund erdhi 1000 e kusur doza fiks sa dyfishi i asaj që mori Serbia në dhjetor dhe të shikosh një delegacion kryeministri dhe dy ministra për të pritur këto doza me video ‘alla-Nusret’ ku shohim dozën që futet në frigorifer, del nga frigoriferi. Tërë ditën shihim CNN, BBC, kanalet franceze, italiane, nuk kemi parë një lloj ceremoniali të tillë për pritjen e kaq pak dozave, ku Shqipëria sipas ritmit aktual i bie që në 2074-ën të vaksinohen të gjithë nëse nuk ka përshpejtim të mekanizmit. Mendoj që kjo është e tepërt, duhet shumë më tepër punë dhe shumë më pak fasadë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy