Mbeti viktimë aksidentalisht/ Mimoza Paja kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fation Muratit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbeti viktimë aksidentalisht/ Mimoza Paja kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fation Muratit

Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

 

E plagosur mbeti edhe mbesa e 58-vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi.  Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMË” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.

 

Advertisement

Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy