Mbi 100 viktima në gjysmë viti/ Rrugët e Shqipërisë të frikshme për të udhëtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 100 viktima në gjysmë viti/ Rrugët e Shqipërisë të frikshme për të udhëtuar

Të udhëtosh në rrugët e Shqipërisë duhet të llogarisësh gjithmonë rrezikun për jetën. Këtë e dëshmon më së miri fati tragjik i familjes Gushi që u shua në aksidentin e kësaj të premteje.

 

Që nga nisja e muajit qershor, 8 qytetarë mbetën viktima në përplasjet rrugore. Një bilanc të zi kishte edhe muaji maj që  majit regjistroi 120 aksidente, nga 75 që ishin një vit më parë. Si pasojë, në maj kishim 20 viktima dhe 131 të plagosur.

 

Advertisement

Të dhënat zyrtare tregojnë se 5-mujori i parë i këtij viti shënoi një rritje të ndjeshme të tragjedive në rrugë. Në harkun kohor janar-maj ndodhën 547 aksidente nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në këtë periudhë janë shënuar 98 viktima, 38 më shumë se në 2020.

 

Advertisement

Diferenca e madhe është ndikuar edhe nga pandemia dhe izolimi i vendit që kishim gjatë vitit të kaluar.

 

Rastet fatale tregojnë se nuk janë rritur vetëm aksidentet në rrugët kombëtare, por ato nuk kanë munguar as në rrugët urbane. Makina me shpejtësi mbi normën e lejuar nuk kanë kursyer as kalimtarët në trotuare. Rasti i fundit është plagosja në gjendje të rëndë e një vajze të re nga një shofer 18 vjeçar.

 

Advertisement

Bazuar në statistika, 3 mujori i verës është një kambanë alarmi për rritjen e aksidenteve. Shkaqet mbeten të njëjta: alkooli, shpejtësia, apo mungesa e  sinjalistikës. Por në fund të  gjitha tregojnë se strategjia e ndjekur nga rrugorët deri më tani së paku nuk ka funksionuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy