minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mbi 1500 të infektuar nga uji në Deçan, deputetja komplimente Kurtit: E ka menaxhuar me sukses situatën, tani do ta rregullojë me 150 mijë euro ujësjellësin - Struga.info


Mbi 1500 të infektuar nga uji në Deçan, deputetja komplimente Kurtit: E ka menaxhuar me sukses situatën, tani do ta rregullojë me 150 mijë euro ujësjellësin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 1500 të infektuar nga uji në Deçan, deputetja komplimente Kurtit: E ka menaxhuar me sukses situatën, tani do ta rregullojë me 150 mijë euro ujësjellësin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Qeveria Kurti ka menaxhuar me sukses situatën e helmimit në komunën e Deçanit.

Ajo në deklarimet jashtë rendit të ditës, tha se ekzekutivi dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë kanë qenë në dispozicion të plotë për ndihmën me barna, materiale shpenzuese dhe sanimin e dëmeve në Deçan.

“Jo vetëm që kjo ministri u koordinua me gjitha ministritë tjera dhe institucionet, por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin e Kosovës për të pasur në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi ato buxhetore. Meqë rast u ndanë 150 mijë euro për ujësjellësin dhe sanimin e pasojave. Dora e shtetit nuk krijon vizitat dhe shtrëngim duarsh, apo fjalë ngushëlluese në ndonjë foto të shkrepur në vendngjarje, e aq më pak dezinformatat dhe krijimin e panikut përmes mungesës së informatave të pakonfirmuar. Mbështetja e shtetit konsiderohet vetëm ajo institucionale, konkrete që përmirëson situatën përmes ekspertizës në hulumtimin dhe eliminimin e shkakut, sanimin e pasojave dhe ndihmën e barnave dhe material shpenzues”, tha ajo.

Kollçkau lavdëroi edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku tha se me praninë e tij në vendngjarje ndihmat konkrete nuk patën si të mungojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy