Mbi 200 000 euro të padeklaruara dhe kuti me shishe vere, arrestohet shoferi i kamionit në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 200 000 euro të padeklaruara dhe kuti me shishe vere, arrestohet shoferi i kamionit në Vlorë

Një shumë prej 218 885 euro të padeklaruara si dhe disa kuti me shishe vere, të cilat dyshohet se ishin kontrabande, janë sekuestruar në portin e Vlorës.

 

Forcat e Policisë kanë kryer kontroll në kamionin tip ‘DAF’, i cili drejtohej nga 50-vjeçari Alfred Bazini. Gjatë kontrollit është konstatuar shuma e parave të padeklaruara si dhe kutitë me shishe vere, pa faturë blerjeje.

 

Advertisement

Në përfundim të operacionit, u arrestuar në flagrancë Alfred Bazini, 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

 

Ndërkohë prokuroria po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy