Mbi 3 mijë vdekje nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, afro 300 infeksione në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 3 mijë vdekje nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, afro 300 infeksione në Kosovë

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 347 infeksione dhe 7 viktima. Autoritetet fqinje njoftuan se rastet e reja vijnë nga 2383 testime, dhe pjesa më e madhe e tyre u identifikuan në Shkup.

168 pacientë e kanë mposhtur betejën me pandeminë, ndërsa mbi 6300 raste vijojnë të jenë aktive.

Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 97 mijë infeksione me Covid-19, dhe 3010 viktima.

Ndërkaq, bilanci i Kosovës foli të mërkurën për 297 raste të reja me koronavirus, pas 2667 testimeve.

Advertisement

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 5 viktima dhe 311 të shëruar.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 65 mijë persona të infektuar me koronavirus, dhe prej tyre 6587 raste janë ende aktive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy