Mbi 4 mijë denoncime për dhunën në familje, Manastirliu: Rritja e denoncimeve këmbanë alarmi, të forcojmë me zinxhirin e solidaritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 4 mijë denoncime për dhunën në familje, Manastirliu: Rritja e denoncimeve këmbanë alarmi, të forcojmë me zinxhirin e solidaritet

Në Ditën Ndërkombëtare të Ekleminimit të Dhunës Ndaj Grave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë deputetët të bëhen pjesë e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Duke kujtuar gratë që humbën jetën nga dhuna në familje, Manastirliu tha se dhuna në familje i ka marrë jetën 17 qytetarëve këtë vit, 12 prej të cilëve janë gra.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideroi një këmbanë alarmi rritjen e numrit të denoncimeve për dhunën në familje.

Advertisement

“Në këto 10 muaj, rreth 4 mijë denoncime janë referuar në policinë e shtetit për raportimin e dhunës në familje. 2965 gra dhe vajza janë dëmtuar nga dhuna në familje në këto 10 muaj, ndër to, 1432 janë bashkëshorte. Rritja e denoncimeve është një këmbanë alarami por padyshim është tregues i besimit të shtuar tek institucione dhe kjo na vë akoma më shumë përpara përgjegjësisë për të rritur fuqinë reaguese, për të parandaluar çdo akt dhune, çdo ngjarje të dhimshme që mund të sjellë ajo. Puna jonë nuk ka ndalur në forcimin e instrumentave ligjore, përmes forcimit të mekanizmave të denoncimit të dhunës në cdo bashki, përmirësimi i legjislacionit që mbron gratë e dhunuara, apo tek mbështetja për shërbime në territor dhe deri fuqizimi dhe riintegrimi në shoqëri i vajzave dhe grave”, tha Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Duke ftuar gratë të thyejnë heshtjen, Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet linjën kombëtare të këshillimit 116117, një linjë e dedikuar për këshillime për gratë viktima të dhunës si dhe shërbimet në territor për gratë viktima të dhunës.

Advertisement

“Po mbështesim dhe zgjerojmë zinxhirin e shërbimeve në të gjithë vendin për mbrojtjen e grave viktima të dhunës. Janë ngritur 20 qendra me shërbime emergjence për gratë viktima të dhunës. Me instrumentin e Fondit Social, po mbështesim pushetin vendor për të ngritur kapacitetet në këtë drejtim.1200 gra dhe fëmijë viktima të dhunës kanë marrë shërbime, nga qendrat e mbështetura nëpërmjet Fondit Social. Sikundër financojmë qendrën kombëtare për strehimin, sigurimin e shërbimeve dhe rehabilitimin e grave viktima të dhunës, qendrën kombëtare të viktimave të dhunës seksuale “Lilium”, të cilën do ta shtrijmë në një zinxhir të ofrimit të shërbimeve në territor duke filluar nga Shkodra dhe Fieri ku puna tashmë ka nisur”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se me buxhetin 2022 do të rritet mbështetja për gratë viktima të dhunës, duke trefishuar masën e mbështetjes për grate që janë viktima të dhunës dhe gratë e trafikuara.

Advertisement

Sot është Dita Botërore e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave. Fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore zhvillohet nga datat 25 Nëntor-10 Dhjetor. Slogani mbarëkombëtar në këto ditë të fushatës është: “Bëje Botën Portokalli:

Të ndalim dhunën ndaj grave, tani”. Janë 250 aktivitete të cilat do të zhvillohen nga MSHMS së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, me të gjithë organizatat dhe institucionet për të rritur ndërgjegjësimin për t’I dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy