Mbi 40 atentate në 8 muaj/ Hera e gjashtë që policia sekuestron arsenal armësh dhe municione luftarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 40 atentate në 8 muaj/ Hera e gjashtë që policia sekuestron arsenal armësh dhe municione luftarake

Krimi vijon të trondisë vendin. Në 8 muajt e fundit janë regjistruar mbi 40 atentate.

 

Vetëm në 12 orët e fundit, u shënuar 4 viktima, ndërsa policia ka intensifikuar kontrollet.

 

Advertisement

Sot uniformat blu kan ë sekuestruar një arsenal të madh armësh, municione luftarake, makina të blinduara dhe granata në zonën e Mzezit në Tiranë.

 

Policia njoftoi se përmes rrugës operative kishin marrë sinjalizimin se në një garazh  mbaheshin armë të ndryshme, dhe pas kontrollit arrestuan 62 vjeçari Kujtim Çaushi, pronar i garazhit, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij Erlind Çaushi 35 vjeç.

 

Advertisement

Por kjo nuk është hera e parë që policia zbulon magazinat me arsenal armësh, por hera e gjashtë.

 

Kujtojmë se në në muajin korrik 2022 janë zhvilluar dy aksione, konkretisht në datat 13 dhe 27.

 

Advertisement

Në datën 13 korrik dy persona kanë rënë në prangat e policisë pas zbulimit të një arsenali armësh në shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për dy të rinj, Kristian Gjini, 25 vjeç dhe Françeska Kolgjegja, 22-vjeçare. Pas kontrollit u konstatua se në emrin e Gjinit janë marrë dy shtëpi me qira dhe në njërën prej tyre banonte Françeska Kolgjegjaj.

 

Dy banesat ishin përshtatur për fshehjen e municioneve. Policia ka sekuestruar 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë narkotike, 2 radio policie, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente që dyshohen të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

 

Advertisement

Në datën 27 korrik, u arrestua ish efektivi i RENEA-s, i cili u kap me snajper me silenciator në makinë, që sipas policisë dyshohej se do përdorej për atentat.

 

Më 16 qershor  2022 në zonën e Mëzezit, policia arrestoi Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon, të cilët prodhonin dhe modifikonin armë me qëllim që të përdoreshin nga grupet kriminale.

 

Advertisement

Vetëm një javë më vonë, në 21 qershor 2022 u zbulua edhe një tjetër shtëpi e përshtatur për prodhim të armëve në zonën e Liqenit të Thatë, ku në pranga ra Eno Beqiri.

 

Në 9 janar 2022 policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në Peqin, ku si rezultat 3 persona kanë rënë në pranga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy