“Mbi 5 milionë turistë në Shqipëri”/ Rama: Sezoni ishte i suksesshëm, do konfiskohen ndërtimet pa leje në bregdet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbi 5 milionë turistë në Shqipëri”/ Rama: Sezoni ishte i suksesshëm, do konfiskohen ndërtimet pa leje në bregdet

Konfiskimi i ndërtimeve paleje do të zhvendoset në bregdet. Kryeministri Edi Rama u betua se me operacionin e radhës të ndërmarrë përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij do t’i jepet fund paligjishmërisë në ndërtim. Sërish problemin në luftën pa rezultatet e pritshme kundër cënimit të territorit, e sheh te policia dhe prokurorët që para drejtësisë nuk çojnë shkelësit e mëdhenj të ligjit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

 

Qeveria nuk amniston askënd, por ama ne kemi nxjerrë një mësim shumë të rëndësishëm dhe jemi ndjerë më shumë sesa një herë të turpëruar, jo për fajin tonë, por për fajin e llumit që vazhdon akoma gëlon në sistemin e drejtësisë, i cili po reformohet, por siç e kam thënë qysh në krye të herës do kërkojë vitet e veta dhe llumi në drejtësi bashkë me llumin në Policinë e Shtetit dhe bashkë me llumin nëpër inspektorate nuk diskutohet, e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm, që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një gardh, një mur po themi, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një mur mbajtës, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos që me të nxjerrë dhe bojën botërisht, po jo vetëm ty si individ, po gjithë shtetin dhe e kanë të pamundur që të veprojë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës të cilat janë shumë më pak se çfarë kanë qenë. Raporti është më shumë sesa 1 me 10. Kur ne kemi nisur këtë betejë, nuk ka pasur pallat në Tiranë dhe për këtë po ju them me garanci, nuk ka pasur pallat në Tiranë që nuk ka pasur ndonjë metër pa leje dhe arsyeja pse me mijëra e mijëra familje mbetën me vite e vite të tëra e ka akoma e sot disa pa hipotekë, se i ndërtonin ndërtuesit, i shisnin dhe iknin. Sot nuk kemi më nga ato, por kemi përsëri akoma dhe mësimi që ne kemi nxjerrë është që këta me prokurorët e korruptuar që akoma s’kanë kaluar në sitën e vetingut dhe e kanë ndarë mendjen që “do kapin ça të kapin”, deri kur t’ju vijë dita që të kapen, e zgjidhin siç e zgjidhin dhe ata që nga një anë tatimet i çojnë në prokurori për evazion, nga ana tjetër dalin pa lagur dhe dokumentet me të cilat duhet të kapi shkelësit, Prokuroria ja jep partive që dalin dhe bëjnë çorap miletin, jo po TVSH-ja këtu, jo po kjo aty, jo po i korruptuari, qeveria gjithmonë. Kjo është zgjidhja që ne kemi gjetur dhe jam i bindur që është një zgjidhje përfundimtare. Asnjë metër nuk do ta gëzojnë dot ata që e kanë ndërtuar për qëllim fitimi, qoftë për ta shitur, qoftë për hotele.

 

Advertisement

 

Pastrimi i territorit nga ndërtimet pa leje do t’i prijë sezonit të ardhshëm turistik, përgatitjet për të cilin janë në nisje: së pari me përcaktimin e zonave për lejimin e mjeteve lundruese.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë, duke filluar nga siguria në plazhe, si rezultat i rritjes së numrit të mjeteve lundruese, që nga mjetet e argëtimit tek mjetet e shpejta dhe tragjedia që, fatkeqësisht, ndodhi ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë punë dhe unë kam shumë besim që edhe me planin e ri që është bërë për të mos lejuar më përdorimin e jet skive, skafeve të vogla kudo por për t’i sistemuar ato në zona të caktuara si dhe me punën që po bëhet në Policinë e Shtetit për ngritjen e një njësie speciale të monitorimit të plazheve, do të kemi më shumë disiplinim. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të zbatohen ato që shkruhen sepse plani dhe rregullat ishin aty, por që të zbatohen kërkojnë struktura të mirë trajnuara dhe të mire angazhuara, gjë që nuk ishte rasti me gjithë strukturën e kufirit të Policisë së Shtetit. Ashtu sikundër nevoja për ta reformuar komplet, të gjithë administrimin e detit, është tani në tryezë dhe gjithë ato institucione që ne i kemi të shtrira edhe në det dhe që faktikisht bëjnë një lëmsh të madh përplasjesh kompetencash dhe mbivendosjesh, duhet dhe do të rishikohen tërësisht duke fuqizuar si kudo rojën bregdetare dhe duke tërhequr nga deti një sërë institucionesh që nuk kanë nevojë të shtrihen deri atje, për të pasur një administrim shumë të thjeshtë të strukturës.

 

Advertisement

 

Ende pa u mbyllur zyrtarisht sezoni turistik, kryeministri foli për një verë 2022 suprizuese. Sipas shifrave që referoi Edi Rama, deri në fund të gushtit numri i vizitorëve të huaj është mbi 5 milionë.

 

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pa diskutim që ne kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave edhe për ne vetë që ishim të përgatitur për të pasur një sezon më të mirë sesa ai i shkuari, apo sesa gjithë sezonet e tjerë, por realisht sezoni ka qenë surprizues për sa i përket flukseve të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë ne kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pra pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë në 5.6, 5 milionë e 600 e disa mijë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. Flukset e vizitorëve të shpërndara në të gjithë territorin, kemi patur, e tha ministrja pak, një diversifikim shumë domethënës të fashave të vizituara, nga veriu në jug dhe një prurje shumë inkurajuese për zonën veriore falë edhe investimeve të mirë menduara që kemi bërë, për të përmirësuar infrastrukturën drejt atyre pikave që janë pikat më tërheqëse të veriut dhe që do të vazhdojmë t’i bëjmë dhe sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana.Tirana ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh të cilët kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë dhe kjo shihet, jo vetëm nga hotelet të cilat kanë qenë plot e përplot, por edhe nga numri shumë i madh i apartamenteve të marra me qira përmes agjencive dhe në rrugë digjitale.Tani të gjitha këto natyrisht janë domethënëse, siç është domethënëse një shifër, e përmendi ministrja e Financave, që është shifra e pjesëmarrjes së turizmit në volumin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, në prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë. Kur ne kemi nisur punën për ta transformuar Shqipërinë në një vend turistik, turizmi ishte rreth 4% kontribut në ekonominë e vendit.

 

Advertisement

 

 

Si pika të forta vlerësoi pastërtinë dhe zgjerimin e agro-turizimit. Këtë të fundit e solli në vëmendje për t’iu bërë thirrje edhe një herë atyre të rinjve shqiptarë që braktisin vendin për Britaninë e Madhe që t’i investojnë paratë në hapjen e fermave.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nga ana tjetër, është po ashtu fakt që agroturizmi kudo po jep rezultat për ata që e marrin përsipër dhe që e kanë marrë përsipër dhe po shtohet pikërisht sepse po shohin njëri-tjetrin dhe po kuptojnë që është një e ardhur e sigurt dhe do jetë një e ardhur gjithmonë e më në rritje në Shqipërinë që do bëhet potencë, po iu them, do bëhet kampione e Ballkanit në turizëm brenda këtij 10 vjeçari. Është e destinuar të bëhet kampione e Ballkanit dhe ky sezon është inkurajues në këtë drejtim. Jemi akoma larg asaj pike, por jemi mjaftueshmërisht afër, po të kemi parasysh progresin e bërë dhe bazat që janë hedhur.

Advertisement

Sado që përsëri mund të përqeshem dhe përsëri mund të përdoret për të manipuluar dhe për të helmuar, që të gjithë ata të cilët paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë gjithë kursimet në dorë trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në çfarë kam parë në ndonjë ëndërr me sy mbyllur, por këtë e them bazuar në çfarë kam parë në realitetin e shumë agroturizmave që janë ndërtuar.Le të shkojnë e t’i pyesin ata, të cilët edhe me mbështetjen e qeverisë, dhe ne jemi gati t’i mbështesim, të gjithë ata të rinj në Kukës që duan të bëjnë një agroturizëm ne jemi gati t’i mbështesim. Edhe mbështetja e qeverisë, që kanë transformuar shtëpinë e gjyshërve të tyre, tokën e gjyshërve të tyre në një agroturizëm, fitojnë nga ai agroturizëm shumë më shumë se çdo të fitonin nga çdo punë, në të bardhë apo në të zezë, në Angli.

 

 

Të dhënat ekonomike të gjeneruara nga kjo verë e bëjnë besim-plotë kryeministrin se në 2030, Shqipëria do të jetë kampionia e turizmit në Ballkanin Perëndimor. Madje Edi Rama parashikon  se pas tetë vitesh 30 për qind e prodhimit të brendshëm bruto do ta përbëjë turizmi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy