Mbillen pemë te Liqeni i Prushit/ Veliaj: Do shtojmë gjelbërimin edhe në këtë park

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbillen pemë te Liqeni i Prushit/ Veliaj: Do shtojmë gjelbërimin edhe në këtë park

Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Në  ditën ndërkombëtare të maleve në këtë park u mbollën 360 pemë. Në këtë aksion mori pjesë edhe Erion Veliaj.

 

“Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe në natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Kryebashkiaku tha se ashtu sikurse në Farkë e Liqenin Artificial, edhe në këtë park do të shtohet gjelbërimi.

 

 “Plani ynë është të bëjmë atë që bëmë në Farkë. Kur nisëm mbjelljet në Farkë, kori i asgjëbërësve që komenton çdo pemë, nisi të tallet sepse të tallesh është gjëja më e thjeshtë në botë. Të punosh është një çikë më e vështirë. Ajo që nisi si një punë modeste në Parkun e Farkës, është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzakonshme, ku po mbaron pedonalja, i është dhënë vlerë zonës aty, është kthyer në një mushkëri e dytë për Tiranën. Tirana ka Parkun e madh të Liqenit, i cili vizitohet ga rreth 250 mijë vizitorë, por besoj se parqet e vogla, si ky këtu në Liqenin e Prushit, ku planifikojmë të bëjmë një pedonale rreth tre kilometra të gjatë, është ideal për park lokal,” tha ai. 

 

Advertisement

Erion Veliaj u shpreh se stina e dimrit do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy