Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët.

Ky takim i nivelit të lartë u zhvilluan në kryeqytetin italian në Romë ndërsa ceremonia nisi me himnet respektive të dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë.

Takimi vijoi me firmosjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunuese mes dy vendeve.

Advertisement

Bëhet fjalë për 16 marrëveshje në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

Kjo është mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe një vendi i cili është pjesë e Bashkimit Evropian.

Tashmë me firmosjen e këtyre memorandumeve vendi ynë do të përfitojë në mbrojtjen detare, luftën kundër trafikut të drogës, rritjes ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimin e sigurisë kibernetike.rnetike.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy