
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke ndarë disa foto nga mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane, e cila u zhvillua një ditë më parë në Romë. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES 
dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.
Gjatë takimit, të dy kabinetet firmosën një marrëveshje partneriteti strategjik si edhe 15 marrëveshje të tjera që përfshijnë fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria dhe infrastruktura.
/vizionplus.tv
Advertisement