Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Ibrahimaj: Po punojmë për rritjen e pagave dhe ekipe të kualifikuar IT

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Ibrahimaj: Po punojmë për rritjen e pagave dhe ekipe të kualifikuar IT

Në mbledhen e Këshillit të Ministrave që u mbajt këtë të mërkurë u diksutua rritja e nivelit të pagave dhe ekipeve të kulifikuara të IT në administratën publike.

 

 

Lajmin e bëri të ditur ministrja Delinda Ibrahimaj.

Advertisement

 

 

Ky diksutim vjen edhe pas sulmeve kibernetike që Shqipëria ka pësuar gjatë muajve të kaluar nga hakerat iranianë.

 

Advertisement

 

“Një nga diskutimet më të gjata që u bë  në mbledhje ishte mbi nivelin e pagave e profesionistët që do të bëhen pjesë e administratës publike.

 

Siç e dini në korrik, Shqipëria ka qenë subjekt i një sulmi të rëndë kibernetik dhe po punojmë për një ekip të kualifikuar IT me qëllim që qeveria të jetë një punëdhënës konkurrent me tregun dhe të ketë paga më të larta se ato.

Advertisement

 

Pasi sot tashmë sistemet janë baza e mirëqeverisjes dhe sisteme të forta do të thotë siguri për të gjithë. Kemi punuar gjatë janarit për finalizimin e strukturave për profesionistët e IT n ë të gjithë sektorin shtetëror por dhe disa profesionistë të veçantë që kanë paga më të ulëta se në treg. Të gjitha këto vendime do të miratohen brenda muajit shkurt dhe synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar.”– tha ministrja e Financës dhe Ekonomisë pas mbledhjes.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy