Mbledhja e Kryesisë së PD, ndryshimet në statut që pritet të miratohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Kryesisë së PD, ndryshimet në statut që pritet të miratohen

Të martën pritet të mblidhet kryesia e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se pjesë e këtij takimi do të jenë ndryshime në statutin e PD, të cilat do të votohen nga anëtarët e Kryesisë.

Dy nenet që ndryshojnë:

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Advertisement

Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit.  Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy