Mbledhja e Qeverisë/ Manastirliu: Nga 1 tetori rritet ndihma ekonomike, ja përfituesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Qeverisë/ Manastirliu: Nga 1 tetori rritet ndihma ekonomike, ja përfituesit

Duke filluar nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 femra.

 

Ndërkohë do të dyfishohet pagesa e ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit që janë pa pension pleqërie. Vendimet e marra i bëri publike, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë.

 

Advertisement

Sipas ministres për personat me aftësi të kufizuar, do të mbështeten për kompensimin e energjisë elektrike, pasi do t’u rritet mbështetja nga 2000 lekë me 3000 lekë.

 

“Nga data 1 tetor dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. 5700 gra kryefamiljare që do të përfitojnë dyfishimin e pagesës ekonomike. Për familjet me më shumë se tre fëmijë rritja do të fillojë nga 1 janari.

Dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension pleqërie, më shumë se 65 vjeç. Janë më shumë se 5300 të moshuar që do të përfitojnë. Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje që do të vijojë të jepet për një kohë të gjatë.

Advertisement

Pas indeksimimit me 7.5% për mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, një tjetër vendim është marrë nga qeveria për energjinë elektrike për personat të cilat kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetje për kompensimin e energjisë elektrike. Ata që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja”, tha Manastirliu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy