Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvend

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, drejtuesi i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi tha se në seancën e ditës së enjtes do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët.

Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Advertisement

Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohe në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy