Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD/ Përplasje për zgjedhjet e të shtunës, Bardhi kërkon të pengojë rikthimin e Bashës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD/ Përplasje për zgjedhjet e të shtunës, Bardhi kërkon të pengojë rikthimin e Bashës

Pas pak pritet të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila do të zhvillohet online. Gazment Bardhi do ta drejtojë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thirrur anetarët e Këshillit të zgjedhur korrikun e vitit 2021 para se PD të përçahej. Për herë të parë do të jenë së bashku mbështetësit e Berishës dhe ata të deputeteve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

 

276 anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë konfirmuar prezencën në mbledhje janë bashkuar për të penguar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD të shtunën, një garë ku favorit është Lulzim Basha. Nga ana tjetër Kryesia e PD, ku shumica janë mbështetës të Lulzim Bashës e ka shpallur të paligjshme mbledhjen e Këshillit.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat Kryesia akuzoi Gazment Bardhin se po shkel Statutin, duke theksuar se në 29 korrik Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri.

 

Gara e të shtunës është shoqëruar me përplasje të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, pasi Bardhi e ka akuzuar ish-kryetarin se po synon të krijojë një parti private.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy