Mbrëmja e dytë e “Albania’s Got Talent”, sot priten të tjera surpriza, konkurentët synojnë të marrin po-të e jurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrëmja e dytë e “Albania’s Got Talent”, sot priten të tjera surpriza, konkurentët synojnë të marrin po-të e jurisë

Një tjetër puntatë plot emocione e surpriza pritet sonte, në natën e dytë të spektaklit të të gjithë familjes, “Albania’s got talet” vetëm në ekranin e Vizion Plus. Pas suksesit të natës së para, ky program premton të tjera befasi si dhe zbulime talentesh të paekspozuara më parë në ekranet shqiptare.

Sërish do të jenë anëtarët e jurisë që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale. Zgjedhje të vështira që do të vendosin këta të fundit përballë dilemash të mëdha.

Edhe talentet e kësaj mbrëmje do të luftojnë për të rrëmbyer katër po-të e jurisë. Por a do të mundet ndonjëri prej tyre të marrë “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes, duke u bërë automatikisht finalisti i dytë, pas Diego Zelkas, talentit me zërin e fuqishëm që jo vetëm befasoi jurinë por arriti dhe të rrëmbente butonin e artë, të Adelina Ismajlit.

Spektakli i rekordeve televizive në të gjithë botën vijon të thyej rekord edhe në Shqipëri. Artin Cami, Deon Gjoka, Eliza Thartoi, Uendi, etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale përgjatë kësaj jave.

Advertisement

Ky produksion i Vizion Plus, nën moderimin e Isli Islamit, premton një tjerë të hënë magjike. Ndaj për të mos humbur talentet e radhës, por dhe shumë surpriza , “Albania’s got tatent”, ju lë takim sot në orën 21.00.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy