Mbrojtën kultivuesit e lëndëve narkotike, pezullohen 5 punonjës policie në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrojtën kultivuesit e lëndëve narkotike, pezullohen 5 punonjës policie në Shkodër

Pesë punonjës të Policisë së Shkodrës janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë konstatuar zonat e kanabizuara në këtë territor. Mes tyre është edhe Edmond Pepkolaj, ish-shef i Krimeve në Pukë. Alfred Ndoj, Zamir Mehaj, Petrit Florini dhe Fatmir Alia janë katër punonjës të tjetë të pezulluar.

 

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy