Mbyllen aplikimet për Start Up, shpërndarja e fondeve brenda muajit prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllen aplikimet për Start Up, shpërndarja e fondeve brenda muajit prill

Nga Mimoza Ibra 

31 marsi ishte afati i fundit për të aplikuar për të përfituar nga skema e granteve për start up dhe gjatë një periudhe më shumë se njëmujore, numri i aplikimeve arriti në 539. Pas përfundimit të afatit, aplikantët do të kalojnë në një verifikim që kërkon tre faza.

“Faza e parë është e vlerësimit administrative dhe shikon përputhshmërinë ligjore dhe rregullatore që kanë këto aplikime në bazë të kërkesave ligjore që ne kemi shpallur në thirrje, si a kanë pasaportë start up, a kanë paguar detyrime tatimrofe apo a kanë dëshmi penaliteti të pastër. Më pas vijohet me fazën e vlerësimit teknik, kur një komision me pese anëtarë shikon të gjitha aplikimet që kanë kaluar fazën e parë. Pas kësaj kemi edhe një fazë të fundit, që është faza e ankimit”, tha Arjan Ymeri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Start Up.

Shpërndarja e fondit pritet të mbyllet brenda muajit prill.

Advertisement

“Për secilin aplikant ne fimosim një kontratë, që ka të përshkruar edhe skemën e disbursimit. Këtë skemë ne e kemi ndarë në 30 përqind kësti i parë, 40 përqind është kësti i dytë që jepet pas tre muajve nga kësti si parë dhe më pas kemi edhe 30% këstin e fundit”, tha Ymeri.  

Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për të mbështetur ata që kanë një ide inovatore, që janë biznese prej një viti, por edhe për ata që janë në fazën e rritjes së biznesit, është 300 mln lekë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy