Mbyllet marrëveshja 1-vjeçare me Ramën/ Naftëtarët duan zgjidhje afatgjatë: 550 naftëtarë nuk dalin në pension

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet marrëveshja 1-vjeçare me Ramën/ Naftëtarët duan zgjidhje afatgjatë: 550 naftëtarë nuk dalin në pension

Rreth një vit ka kaluar nga dita kur kryeministri Edi Rama njoftoi marrëveshjen 1-vjeçare me naftëtarët e Ballshit.

Këtë muaj afati skadon dhe naftëtarët muajin tjetër në rast se nuk gjendet sërish zgjidhje do të mbeten pa pagesë sërish.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj i ka bërë thirrje Ramës dhe qeverisë që të ulen në tryezë për një zgjidhje.

Ai thekson se edhe pakti i vitit të kaluar nuk ishte zgjidhje nga ana financiare pasi 550 naftëtarë nuk dalin në pension.

Advertisement

 

‘’Kemi pasur një marrëveshje, i qëndruam paktit. Për 1 vit jemi paguar, tetori është muaji i fundit, Rama është shprehur se nuk do i flakë naftëtarët, shpresojmë të marrë vendimin e duhur. Vendimi i ri jepet në fund të muajit, muajin tjetër nuk marrim pagë. Ja kemi shprehur edhe kabinetit te kreyeministrit që pakti i bere para 1 viti nuk është zgjidhja jonë. 550 punonjës nuk dalin pension. Nuk është zgjidhje kjo, nga ana financiare. Falenderojmë Ramën, por nuk është zgjidhje kjo.E kemi lidhur jetën tonë me naftën, rafinerinë. I kemi qëndruar paktit, tani palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje. ‘’- tha Sokol Dautaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy