Mbyllet numërimi në disa bashki, Celibashi: Ja çfarë e pengoi procesin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet numërimi në disa bashki, Celibashi: Ja çfarë e pengoi procesin!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, doli në një komunikim për media lidhur me procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tha se ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit për partitë apo koalicionet, si dhe për kandidatët, në Libohovë, Pustec dhe Njësinë nr. 10 në Tiranë.

 

Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e procesit. Për fat të keq vijojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe grupeve të numërimit. Jemi realisht të ndërgjegjshëm që puna është shumë e vështirë, por kemi të dhëna që shpeshherë, në rastet problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive, apo të ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë. Por, pas ndërhyrjes së KQZ, situata ka ndryshuar, në ato KZAZ që ka pasur raportime. Nuk kemi ndonjë KZAZ, ku të jetë ndërprerë procesi i numërimit aktualisht.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy