Mbyllet protesta e PD, Berisha dhe protestuesit largohet nga sheshi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet protesta e PD, Berisha dhe protestuesit largohet nga sheshi

Protesta e opozitës është mbyllur pas më pak se dy orësh. Protesta u mbyll si zakonisht me fjalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin për korrupsion dhe varfërim të vendit. Pas fjalës së tij, Berisha u largua nga sheshi e bashkë me të dhe pjesa dërrmuese e protestuesve. Këta të fundit nuk shkaktuan incidente.

 

Siç ka ndodhur dhe në protestat e tjera, as këtë herë Berisha nuk u braktis nga aleati i tij. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij në protestën e thirrur nga lideri historik i demokratëve.

 

Advertisement

Ndërkohë paralelisht po zhvillohet seanca për vulën e PD, në Gjykatën e Apelit. Kjo çështje kaloi pa u komentuar nga Sali Berisha. Në përfaqësim të tij në seancën gjyqësore është Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi të cilët përballë kanë përfaqsuesin e “Alibeajt”, Indrit Sefën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy