Mbyllet regjistrimi i partive/ Mediu-Duka: Zgjedhim mes kandidatëve të PD dhe “Shtëpisë së Lirisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet regjistrimi i partive/ Mediu-Duka: Zgjedhim mes kandidatëve të PD dhe “Shtëpisë së Lirisë”

11 është numri i partive që depozituan në Komisionin Qendroro të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistruar si subjekte politike për garën e vendoreve të pjesshme të 6 marsit.

 

Përveç partive kryesore, ajo socialiste, demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nga aleatët kryesorë të Lulzim Bashës në parlmentaret e prillit nuk treguan interes për pjesëmarrje, republikanët e Fatmir Mediut, agraro-ambjentalistët e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehit.

 

Advertisement

Të pyetur në programin “Qou Vadis” në Vizion Plus, pse nuk hynë në garë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në gjashtë bashki të vendit, Fatmir Mediu dhe Agron Duka u përgjigjën.

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

Advertisement

 

Arsyeja e parë për tu regjistruar në zgjedhje është kur ti do të nxjerrësh kandidatët e tu për të konkuruar në këto 6 bashki. Nuk ishte në një pozicion të tillë PR, e dyta është kur ti regjistrohesh në garë për këshillin bashkiak, dhe kjo arsye nuk është në këto zgjedhje, arsyeja e tretë është kur ti bëhesh pjesë e një koalicioni për të fituar. Pozicioni i njohur i PR ka qenë gjithnjë që të ketë një opozitë të bashkuar.

 

AGRON DUKA

Advertisement

KRYETAR I PAA

Matematika është e thjeshtë. Durrësi ka 100 votues, nëse do të ishin dy kandidatë për të fituar duhen 50+1. Nëse kemi një kandidat të mazhorancës me dy të opozitës, të cilët marrin po themi, njëri 20 dhe tjetri 30, atëherë kandidates së PS i duhen 30+1, pra hyn në fushë me 20 vota plus.

 

Përballë një partie demokratike të ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që të dy do të kërkojnë votat e opozitës, dy aleatët, thonë se fillimisht do të vlerësojnë kandidaturat e PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe më pas do të drejtojnë elektoratin e tyre.

Advertisement

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

Ne nuk aprovojmë ndarjen, por megjithatë mund të influencojmë në ndonjë bashki ku ne shohim që një nga kandidatet perceptohet nga njerezit më mirë se tjetrit, pavarësisht se kujt i përket, me votat tona.

Advertisement

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

Duke qenë të së njëjtës familje do të ishte e vështirë tia jepje orientimin prej këtu. Ti nuk mund t’ia diktosh që këtej, do të ishte një qëndrim krejt subjekti, një qëndrim i pavlerë dhe do të çonte edhe në një ndarje të PR.

Advertisement

 

Pasi KQZ të bëjë regjistrimin e subjekteve politike branda kësaj të marte, partitë kanë 24 orë kohë për tu regjistruar si koalicione. I pari i njoftuar është “Shtëpia e Lirisë, ku kandidatët për kryebashkikë të dalë nga primaret e demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha do të garojnë në koalicion me LSI dhe demokristianët e Nard Ndokës nën këtë sigël.

 

Deri më tani socialistët dhe “Shtëpia e Lirisë” i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.

Advertisement

 

E vetmja nga partitë kryesore që kërkon fitoren në 6 mars që ende nuk i ka shpallur emrat është Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Ai ka kohë deri në 9 shkurt kur është edhe afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryebashkiakë për Durrësin, Shkodrën, Lushnjen, Dibrën, Vorën dhe Rrogozhinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy