Mbyllet Samiti Open Balkan/ Rama: Sfidë mbetet energjia. Vuçiç: Ndajmë gjithçka nëse një vend ka nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet Samiti Open Balkan/ Rama: Sfidë mbetet energjia. Vuçiç: Ndajmë gjithçka nëse një vend ka nevojë

Në përfundim te samitit te “Open Balkan” kryeministri shqiptar Edi Rama nga Beogradi paralajmëroi një dimër të vështirë dhe krizë energjitike por tha se shpresonte që me bashkëpunim do ia dilnin.

 

Dhe per te konkretizuar modelin e bashkepunimit permendi marreveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për dokumentat, gjë që ai ia atribuoi Ballkanit të Hapur.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

 

Advertisement

E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite. Në Kosovës ka ndërprerje të energjisë elektrike. Edhe në Francë e Gjermani kanë nisur planet për ndërprerje të energjisë që përfshijnë fikje të dritave pas orës 10:00, që do të thotë mbyllje të bareve, që do të jetë njësoj si në pandemi, pra mbyllje e jetës. Ne kemi folur për bashkëpunim në këtë drejtim, për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

 

Rama shtoi më tej se vendet epen balkan do ti drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare për përballimin e krizës.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

 

Advertisement

Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

 

Kreu i qeverisë shqiptare dha lajmin se do te krijohet një agjenci të përbashkët investimi per te terhequr sipermarrjet e huaja ne ballkan.

 

Advertisement

Nga ana tjetër president serb Aleksandër Vuçiç nenvizoi se rajoni ndodhet përballë sfidave sa i përket krizës ushqimore por edhe asaj energjitike. Ai premtoi  siguroi se Open Balkan do të ndajë bashkë të gjitha resurset nëse njëri nga vendet do të ketë nevojë.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

 

Advertisement

PRESIDENT I SERBISË

 

Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim çfarë është më e mira që do të bëhet për palët. çdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e  botës.

 

Advertisement

Samiti i radhës do të jetë në Tiranë, ku pritet të riftohen ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy