Mbyllet Zyra Konsullore Athinë, si do të ofrohen shërbimet deri në fund të nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet Zyra Konsullore Athinë, si do të ofrohen shërbimet deri në fund të nëntorit

Duke qenë se Greqia është në bllokim total, edhe Zyra Konsullore Athinë ka kyçur dyert për qytetarët.

 

Njoftimin e dha vetë ambasada shqiptare në Greqi në “Facebook”, ku sqaron edhe mënyrën sesi do të ofrohet shërbim për qytetarët.

 

Advertisement

“Në vijim të shpalljes nga qeveria greke të masave të reja kufizuese në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe duke qenë se nga data 7 nëntor 2020 e deri në datën 30 nëntor 2020 Greqia hyn në mbyllje të përgjithshme kombëtare, ju bëjmë me dije se Zyra Konsullore Athinë ndërpret të gjitha shërbimet të cilat kërkojnë prezencë fizike në sportel. Duke filluar nga dita e hënë, datë 9 nëntor 2020, Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente, të cilat do të kryhen rreptësisht me takim të dakordësuar paraprakisht nëpërmjet postës elektronike [email protected] dhe në respektim të plotë të rregullores së qarkullimit të qytetarëve siç është publikuar nga autoritetet greke (SMS në numrin 13033: 3_ Emër Mbiemër , Adresa e vendbanimit). Gjithashtu ju bëjmë me dije se tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy