Mbytën të riun me litar dhe e hodhën në rezervuar/ Gjykata e Korçës lë në burg tre të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbytën të riun me litar dhe e hodhën në rezervuar/ Gjykata e Korçës lë në burg tre të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços

Gjykata e Korçës ka vendosur arrest me burg për tre të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit, Martin Çeço.

 

Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Dyshohet se tre burrat, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj pasi varën 26-vejçarin,tentuan të inskenojnë një vetëvrasje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

 

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo është shprehur se dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.

 

Advertisement

 

Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë.

 

Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim. Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy