“Më kanë marrë 3 dynym tokë me firmë false”, qytetarja denoncon në “7pa5”, çfarë zgjidhje i dha avokati Duraj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më kanë marrë 3 dynym tokë me firmë false”, qytetarja denoncon në “7pa5”, çfarë zgjidhje i dha avokati Duraj

Avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka ndarë me qytetarët shqetësimet që ata kanë me pronat. Një qytetare, e cila telefonoi në studio, denoncoi se ka shitur 1 dynym tokë, por i kanë falsifikuar firmën dhe i kanë marrë 3 dynym. Zonja ka kërkuar ndihmën e avokatit për të zgjidhur çështjen.

Biseda në studio

Zonja: Më kanë marrë 3 dynym tokë me firma false.  Unë kam shitur 1 dynym tokë në vitin 2003 dhe nëpërmjet asaj më kanë marrë firmën. Kam marrë dhe ekspertin dhe kanë dalë false.

Avokati: A e keni kopjen e kontratës për 1 dynym?

Advertisement

Zonja: Ka dalë kontrata për 3 dynym. Kur kam parë të dhoma e noterëve ka dalë vetëm kontrata e 3 dynymshit, por unë kam shitur vetëm 1.

Avokati: Ju duhet të ishit e kujdesshme për të marrë këtë kontratë. Ju mund ta keni hedhur edhe firmën për 3 dynym.

Zonja: Noterja ka vdekur.

Avokati: Duhet të interesoheni te një noter i cili ka këtë arkiv. Ka një mundësi për ta ndjekur. Besoj se së pari duhet të merrni një ekspert privat që të vërtetoni nëse kjo është firma juaj.

Advertisement

Zonja: Firma ka dalë false.

Avokati: Duhet t’i drejtoheni me kallëzim penal prokurorisë në të cilën ndodhet kjo tokë, ku ju e keni bërë shitjen, në mënyrë që të fillojë procedimi penal.

Zonja: Kam bërë një denoncim në drejtorinë e policisë të krimit ekonomik dhe më çoi në prokurori. Mua më erdhi letra me vonesë dhe prokuroria tha mos fillim i procedimit.

Avokati: Keni një mundësi tjetër, mund të shkoni në një gjykim civil dhe do kërkoni pavlefshmërinë e aktit për shkak të falsifikimit, që nuk është firma juaj. Aty do kërkoni eskpert, gjykata cakton një ekspert të pavarur dhe është diçka e zgjidhshme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy