
Prej vitesh të njohura për publikun shqiptar, Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar se lidhja e tyre e fortë e miqësisë, e krijuar gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Dy këngëtaret janë bërë të pandara, dhe këtë e kanë dëshmuar sërish me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqen krah njëra-tjetrës.
“Me krushkën time”, ka shkruar Çiljeta në përshkrimin e fotos, duke rikthyer nofkën që u mbeti gjatë reality show-t, kur u afruan përtej çdo pritshmërie të publikut.

Advertisement
Ndërkohë, Elsa Lila është rikthyer sërish në ekran, këtë herë si anëtare e jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku i është bashkuar treshes së njohur Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo.
/vizionplus.tv