Më pak kosovarë hynë në Shqipëri/ U rrit numri i të huajve në tre muajt e parë të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak kosovarë hynë në Shqipëri/ U rrit numri i të huajve në tre muajt e parë të vitit

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri pësuan një rritje të ndjeshme gjatë tre muajve të parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

 

Nga janari deri në mars, hyrjet në vendin tonë u rritën me 33.2%, ndërsa daljet nga territori shqiptar pësuan rritje me gati 50%. Vendin më të madh të hyrje-daljeve e zënë shqiptarët.

 

Advertisement

Sipas INSTAT, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe, me 5 herë.

 

Ndërsa, Kosova nga ana tjetër ka pasur rënien më të ndjeshme me 9.5%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Advertisement

Qoftë për hyrjet, ashtu edhe për daljet, pjesa më e madhe e lëvizjeve është kryer në rrugë tokësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy