Më pak mbështetje për fermerët, Shqipëria në “pikiatë” krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak mbështetje për fermerët, Shqipëria në “pikiatë” krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Që prej të mërkurës, fermerët po aplikojnë për të përfituar nga fondi prej 3.3 miliardë lekësh i vendosur në dispozicion nga qeveria.

Por, njohës të sektorit janë kritikë për skemën e mbështetjes, që në thelb, mbetet e pandryshuar në vitet e fundit.

“Fondi i vënë në dispozicion është më i ulët. Fondi i dhënë për skemat mbështetëse është më i ulët, ndërkohë që vjet janë dhënë 5.1 miliardë lekë. Skemat janë të njëjta si ato që kanë qenë në vitin e kaluar”, tha Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor.

Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, rezulton se bujqit e blegtorët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përkrahen ndryshe.

Advertisement

Përveç subvencionimit të pjesshëm të çmimit të naftës, qeveria e Kosovës jep edhe fonde direkte për fermerët që kultivojnë grurë, misër, elb, tërshërë, domate, tranguj, qepë, patate, hudhra dhe fasule.

Subvencionimi në blegtori jepet pa tavane, ndërsa në Maqedoninë e Veriut blegtorët marrin para direkte për çdo qingj të dorëzuar në thertore dhe për çdo litër qumështi lope, deleje ose dhie.

“Pasojat janë shumë të mëdha. Konkurrenca me rajonin dhe më larg është aq e mahe, sa kur shiten produktet që vijnë nga importi dhe fermerët po abandonojnë bujqësinë. Fasulja po vjen nga egjiptyi dhe turqia, hudhra dhe qepa po vijnë nga Kina, bulmeti nga Serbia bashkë me drithërat, ndërsa nga Greqia importojmë frutat dhe perimet. Kemi gati përgjysmim të numrit të lopëve të qumështit dhe kemi rreth 700 mijë të imëta më pak”, tha Vuksani.

Për të ndryshuar situatën, ekspertët thonë se është urgjente që skema e mbështetjes në Shqipëri të rishikohet, duke rritur masën e subvencionimit për kokë dhe duke futur edhe masë për njësi prodhimi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy