Më pak prodhim këtë vit nga ullinjtë/ Fermerët: Thatësira e madhe shkaktoi dëme të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak prodhim këtë vit nga ullinjtë/ Fermerët: Thatësira e madhe shkaktoi dëme të mëdha

Fermerët e zonës së Roskovecit, e Nihur  për kultivimin e ullinjve  këtë vit do të përballen me humbje  të mëdha financiare për shkak  të prodhimit të pakët.

 

Ata shprehen se prodhimi është pakësuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike .

 

Advertisement

Ky vit është problematik se nuk do mund të mbulojmë dot as shpenzimet e mëdha që nevojiten për mirërritjen e kësaj kulture nëpërmjet së cilës sigurojmë jetesën.

 

Të gjithë fermerët e kësaj zone e kanë të lidhur jetesën me prodhimin e ullirit teksa theksojnë se edhe prodhimi i madh i vajit gjatë vitit te kaluar nuk u erdhi në ndihmë, pasi u detyruan ta shesin shumë lirë.

 

Advertisement

Plehrat qe duhen për ullinjtë janë shumë të shtrenjtë dhe zona jonë nuk  është ndihmuar fare në këtë aspekt.

 

Përballë kësaj situate ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për subvencione për të cilat kanë aplikuar , por nuk kanë përfituar.

 

Advertisement

Ata kërkojnë gjithashtu që institucionet të kontrollojnë tregun e pesticideve, pasi sipas tyre ka abuzime me çmimet.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy