Më pak studentë në Universitete; Mjekësia dhe Ekonomiku më të kërkuarat, disa programe drejt mbylljes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak studentë në Universitete; Mjekësia dhe Ekonomiku më të kërkuarat, disa programe drejt mbylljes

Nga 10500 aplikime që kishte vitin që shkoi faza e parë dhe e dytë për programet e ciklit Bachelor në universitetin “Aleksandër Xhuvani” këtë vit numëron rreth 2000  më pak.

 

 

PEÇI NAQELLARI – ZV/REKTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”

Advertisement

 

Ka rene numri i aplikanteve. Vitin e kaluar kishim 10500 aplikime kurse sivjet kemi 8500 aplikime. Por tani jemi ne fazen e regjistrimit te pare. Deri tani kemi 400 regjistrime. Por jemi ende ne fazen e pare.

 

Degët e preferuara edhe për këtë vit vijojnë të mbeten ato të mjekësisë. Ndërsa më pak të preferuara ato të mësuesisë edhe pse mesatarja është ulur.

Advertisement

 

 Peçi Naqellari Zv.Rektor i universitetit A.Xhuvani

 

Pas fakutetit te Mjekesise vjen Ekonomiku ku kemi disa dege qe vijojne te jene te kërkuara. Nderkohe problem mbeten deget me mesuesise.

Advertisement

 

Për shkak të mungesës së aplikimeve janë të paktën 6 programe që rrezikojnë të mbyllen.

 

Ndërkohë në universitetin e Korçës degët më të kërkuara janë infermieria, sportet si dhe degët e ekonomikut.

Advertisement

 

 

DHIMITER BELLO – REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Deget qe te oftrojne punësim te sigurt jane me te kërkuarat. Kemi infermierine, sportet dhe ekonomikun. Por kete vit numri i maturanteve eshte me i vogel se ai i vitit te kaluar.

Advertisement

 

Vitin e kaluar akademik universiteti  i Korçës në të gjitha programet ka pasur 3500 studentë, ndërsa këtë viti numri pritet të jetë më i ulët.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy