Me qeleshe në kokë, Josif Gorrea i shpjegon Ramës plot pasion Lagunën e Karavastasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me qeleshe në kokë, Josif Gorrea i shpjegon Ramës plot pasion Lagunën e Karavastasë

Kryeminsitri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Divjakë, ku u njoh me projektin e Bashkisë për Lagunën e Karavastasë.

Kryebashkiaku i Kavajës, Josif Gorrea, i shpjegoi plot pasion kryeminsitrit Edi Rama projektin për Lagunën e Karavastaësë.

Ai theksoi se Lugina e Karavastatsë ka nevojë për disa investime në mënyrë që të tërheqin edhe më shumë turistë.

Sipas Gorresë gjëja e para që duhet bërë është ndërtimi i një argjinature mbrojtëse rreth Lagunës e cila të shërbeje edhe si mbrojtje për tokat bujqësore, por edhe si qendër shëtitore dhe shplodhëse për qytetarët.

Advertisement

Zoti kryeministër ne kemi projektuar ndërtimin e një argjenature mbrojtëse. Pasi fryrja e detit sjelle edhe fryrjen e Lagunës dhe i gjithë uji na mbulon tokat bujqësore. Kemi bërë një prokjekt të plotë për të bërë një argjinaturë, që ta kemi edhe për mbrojtjen e tokave por edhe për shëtitje. Do të jetë një shëtitore 21 kilometra”, u shpreh Gorrrea.

Ndërkohë ai theksoi gjithashtu se një tjetër problem shumë shqetësues mbetet mushkonja, prandaj kërkoi që mbrojtja kundër insekteve të dëmshme të drejtohet drejtpërdrejtë nga pushteti qendror.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy