Me shpejtësi të lartë në zonë të banuar, makina përplas për vdekje 17-vjeçarin dhe e merr zvarrë 50 metra, arrestohet shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me shpejtësi të lartë në zonë të banuar, makina përplas për vdekje 17-vjeçarin dhe e merr zvarrë 50 metra, arrestohet shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës.

Mësohet një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Hyundai”.

Mësohet se shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti.

Advertisement

Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy