Më shumë të rinj vuajnë nga zemra/ Mjekët: Ndikojnë obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më shumë të rinj vuajnë nga zemra/ Mjekët: Ndikojnë obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni 

Kequshqyerja, stresi, të qenit pasiv gjatë gjithë kohës dhe pirja e duhanit po i bën shqiptarët më të dobët përballë sëmundjeve të zemrës. Ashtu si në të gjitha vendet e tjera të botës edhe Shqipërisa raporton për rritje të rasteve me probleme kardiake.

 

Por mjekët kardiologë ngrenë shqetësimin se problemet kardiovaskulare po prekin edhe të rinjtë.

 

Advertisement

MJEKE KARDIOLOGE

 

ENGJELLUSHE HASANI

 

Advertisement

Ajo që vihet në dukje është se ka filluar të ulet mosha e sëmundjeve kardiovaskulare dhe po ndikojnë obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni. Aktualisht kemi edhe një 20 vjecare dhe 30 vjecarë të prekur qoftë me hipertension apo displidemi.

 

Specialistët e fushën vërejnë se përmirësimi i shërbimeve mjekësore ka ulur vdekshmërinë.

 

Advertisement

SPECIALISTE ISHP

 

DORINA TOÇI

 

Advertisement

Rritja e eksesit, rritja e përdorimit ka cuar në një shtim të rasteve, jo vetëm të rasteve të reja por edhe të rasteve që diagnostikohen më herët. Përsa i takon disa shifrave mbi 87mije persona me sëmundje kardiovaskulare , ku 36 mije jane me semundje ishemike te zemres dhe 260 mije persona ne total vuajne nga hipertensioni dhe semundje te tjera kardiovaskulare.  Pervec numrit te rritjes së rasteve, gjatë 10 vjecarin të fundit vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare ka ardhur në ulje, kryesisht vdekshmëria e parakohshme, e lidhur me grupmoshën 30-69 vjec që ka ardhur ne ulje dhe tregon nje përmisim të shëtrbimëve shëndetësore. 

 

Meshkujt jane ata që vuajnë vuajnë më shumë nga këto sëmundje.

 

Advertisement

Grupmoshat mbi 60 vjec janë ato që paraqesin edhe nje trend rritje. Ndersa persa i perket diferencave gjinore janë meshkujt ata që vuajnë më shumë deh niveli i vdekshmërisë është më i lartë tek meshkujt, kjo për arsye se gratë janë më të mbrojtura.

 

Specialistët sugjerojnë sa më shumë aktivitet fizik, të mbahet në kontroll hipertensioni, diabeti dhe të kontrollohen me anë të check-up.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy