
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe Dea-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Advertisement
Gjatë operacionit janë shoqëruar dhjetë persona, të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Po ashtu, mësohet se janë bllokuar katër gomone, me të cilat dyshohet se kryhej transporti i drogës.
Advertisement
Në momentin që kanë pikasur policinë, të akuzuarit për trafik droge i kanë vënë flakën një veliere.