
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Advertisement
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nga ky megaoperacion janë bllokuar 4 gomone dhe janë shoqëruar në polici 10 persona.
Advertisement
Kontrollet janë kryer gjatë pasdites në det, ndërsa mësohet se një veliere i kanë vënë flakën kur janë afruar forcat e policisë.