Merkel largohet nga politika/ Basha: Shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel largohet nga politika/ Basha: Shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj

Pas largimit nga politika të kancelares gjermane Angela Merkel, kreu i PD, lulzim Basha ka shprehur falenderime ndaj saj.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.

 

Advertisement

“Faleminderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy