
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orësh 20:30 në fshatin Luzat, ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit M.Gj ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.
Njoftimi i policisë:
TEPELENË
AdvertisementNjë automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, treth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj.
Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.
AdvertisementNuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.