
Një apartament në lagjen numër 4 pranë stacionit të trenit është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh. Burime nga vendngjarja bejne të ditur se zjarrin ka rënë në ballkon, aty ku ndodhej soba e gatimit. Zjarri ka qenë I lokalizuar vetëm në këtë pjesë të shtepise dhe nuk është perhapur më shumë.
Advertisement
Në vendngjarje kanë mberritur zjarrfikëset të cilët e vunë shpejt në kontroll situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.