Merret e pandehur Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Ahmetajt akuzohet për fshehje pasurie e pastrim parash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merret e pandehur Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Ahmetajt akuzohet për fshehje pasurie e pastrim parash

Eriola Hoxha, bashkëjetuesja e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, është personi i radhës që SPAK merr të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Akuzat e “fshehjes, mosdeklarimit të pasurisë” si dhe “pastrim parave” iu komunikuan avokatëve të saj, pasi vetë Eriola Hoxha ndodhet në arrati së bashku me ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj.

Ndërkaq të martën ka qenë ish-gruaja Albina Mançka që u njoh me akuzat e Prokurorisë së Posaçme.

Për këtë procedim SPAK ka sekuestruar dy vilat në Palasë dhe Hamallaj, njëra në emër të Mançkës dhe e dyta në pronësi të Eriola Hoxhës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy