Merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merret i pandehur ish-kryebashkiaku i  Bulqizës, Lefter Alla

SPAK mbylli hetimet dhe dergoi per gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizes bashke me 12 persona te tjere.

 

Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat Lefter Alles, i cili tashme eshte marre i pandehur.

 

Advertisement

SPAK e hetoi ish-kryebashkiakun per  veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve.

Alla akuzohet se ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

 

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata.

Advertisement

 

Madje nga hetimet ka rezultuar se firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndersa ne terren punimet kryheshin nga nje tjeter firme, adnministratori i se ciles kishte lidhje te afërt me Lefter Allen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy