Merrni çadrat me vete, shi në të gjithë territorin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merrni çadrat me vete, shi në të gjithë territorin e vendit

Vendi ynë do të vijojë edhe këtë të mërkurë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

 

Në këtë mënyrë, në orët e para të mëngjesit moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intenistet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Këto reshje do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

 

Advertisement

Më pas duke filluar nga orët e mesditës pritet një përmirësim i lehtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore 5 deri 15°C

 

Advertisement

në zona e ulëta 8 deri 21°C në zona bregdetare 13 deri 21°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy